Nxënësit e Çajupit festojnë në QNK - (12 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Si një mundësi më tepër për të larguar të gjitha streset ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në programin e saj të hartuar do të kujdeset për të gjitha aktivitetet me rastin e 14 Shkurtit, ditës së të dashuruarve.

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ka filluar që sot të pres kërcimtarët e parë, pasi tre ditë rresht në të do të vazhdojnë aktivitetet. Kanë qënë nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme Çajupi, ata që kanë mbushur sallën qëndrore. Nën tingujt modern ata kanë festuar ardhjen e ditës së të dashuruarve. Dhe duke pritur Shën Valentinin situata e aktiviteteve do të kurorëzoj edhe institucione të tjera të kulturës.

Sot do të finalizohet koncerti i madh ?Disku i Liqenit 2000?, që do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga Tv Klan./tvklan.al

Recommended