RTV Ora - Ministrja Balluku frikë nga mediat, nuk i njofton për aktivitetet
  • 5 years ago
#rtvora

Mungesa e transparencës nga ministrja Belinda Balluku po vijon të thellohet. Pas mungesës së konsultimeve me grupet e interesit në lidhje me vendimet e marra, tashmë nuk bëhen publike as aktivitetet e institucioneve që ajo drejton për të gjitha mediat.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku po thellon skandalin dhe mungesën e transparencës ndaj publikut. Tashmë hakmarrja e saj shtrihet te mediat të cilat publikojnë edhe lajme të papëlqyera për të. Duke mos i ftuar në aktivitet që organizon, ministria zgjedh të njoftojë vetëm mediat që e mbështesin duke shkelur në këtë mënyrë parimin e të drejtës së informimit.

Në këtë mënyrë me urdhër të ministres RTV ORA nuk ka marrë njoftim në lidhje me një konferencë për Air Albania. I njëjti veprim është bërë dhe për medie të tjera.

Institucionet e shtetit shqiptar mbahen me taksat e qytetarëve dhe kjo i detyron ato që të jenë transparente në lidhje me çdo vendim apo çështje që lidhet me interesin e qytetarëve shqiptarë. Kjo mungesë transparence vjen në një moment që ministrja ka ndërmarrë një sërë nismash të cilat janë kundërshtuar fuqishëm nga grupet e interesit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministrja-balluku-frike-nga-mediat-nuk-i-njofton-aktivitetet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended