RTV Ora - PS çel fushatën, Rama: Ata kanë frikë nga zgjedhjet, nuk do ju pengojnë dot
  • 5 years ago
#rtvora
Nga Tirana PS hapi fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Në një fjalim të gjatë, kryeministri Edi Rama tha se opozita ka braktisur zgjedhjet sepse ka frikë nga to. Ai garantoi se zgjedhjet nuk do të preken.

Rama: Rruga e vështirë që kemi zgjedhur është detyrimi ynë ndaj fëmijëve të këtij vendi.

Edhe këto zgjedhje që janë braktisur nga kundërshtarët tanë janë pjesë e detyrimit tonë.

Kundërshtarët tanë kanë frikë nga zgjedhjet, prandaj bërtasin rrugëve kundër zgjedhjeve. Kanë frikë prandaj përbetohen rrugëve se do të na imponojnë një përplasje antidemokratike.

Sot nga kjo vendnisje e maratonës së 30 qershorit unë i them shqiptarëve se zgjedhjet janë të çdo kujt prej jush që duan të votojë. Kush e çon në mendje se mund tju pengopjë të zgjidhin të mendohet dy herë përpara se ti bjerë me kokë murit themelor të sistemit demokratike.

Ata kanë një problem, janë pak. Ne kemi avantazh, jemi shumë. Ata janë dembelë dhe të paaftë. Ne jemi punëtore dhe të përkushtuar në këtë drejtim. Ata janë frikacakë dhe janë të alarmuar nga reforma në drejtësi. Ne jemi guximtarë dhe jemi të vendosur ta bëjmë këtë vend. Ata janë në panik dhe prandaj i drejtohen dhunës. Ne jemi në drejtën tonë prandaj i drejtohemi shqiptarëve.

Ata janë të verbuar nga dëshpërimi, prandaj bëjnë gjëra të dëshpëruar. Ne duhet të ecim përpara.

Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne ky vend nuk ka parë.

Duke e katandisur në të parin vend në historinë e Evropës ku zgjedhjet merren peng nga banditizmi i dhunshëm i një grupi politik. Një trup që do ta damkoste këtë vend në sytë e mbarë Evropës si shembull e frikshëm të asaj që vetëm armiqtë e Shqipërisë e kanë thënë për shqiptarët kur kanë shkruar dhe kanë këmbëngulur që shqiptarët nuk bëjnë dot shtet, sepse nuk respektojnë dot as veten. Ne nuk do të kërkojmë votën e askujt që nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje. Por gjithkujt do ti shpjegojmë se të dalësh kundër zgjedhjeve me trup fizikisht do të thotë të dalësh kundër kushtetutës, ligjit, kundër jetës demokratike të vendit dhe kundër atyre që duan të shkojnë lirisht dhe qetësisht në votime, me të drejtën që askush nuk ua pret dot.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ps-cel-fushaten-rama-ata-qe-mendojne-te-prishin-zgjedhjet-duhet-te-mendohen-dy-here
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended