RTV Ora - Ministrja Balluku dështon me aeroportin, nuk mori asnjë masë për sigurinë
  • 5 years ago
#rtvora
Pavarësisht se aeroporti i Rinasit ka rënë pre e grabitjes për herë të dytë, Ministria e Infrastrukturës nuk ka marrë asnjë masë ndaj koncesionarit. Edhe pse duhej të rishikonte kontratën sipas fitimeve dhe mbi të gjitha ka pasur një raport i cili tregon se nuk ofrohet siguria e duhur në aeroport ministrja Belinda Balluku nuk ka reaguar por fajëson koncesionarin për këtë gjendje.

Grabitja e miliona eurove në Rinas mund të thuhet se është një ngjarje e paralajmëruar.

Prej muajsh në tryezën e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku, dhe të institucioneve të tjera, qëndron një raport i hollësishëm i autidit mbi risqet në aeroport, prej këtij institucioni nuk është ndërmarrë asnjë hap.

Materiali është dorëzuar në maj të vitit 2018. Pas grabitjes së ndodhur në 2016, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit kane bërë 3 testime për sigurinë në aereoport për futjen e eksplozivit; futja e armëve të ftohta dhe çarja e rrethimit (perimetrit të jashtëm).

Në të tre rastet, siguria ka dështuar të detektojë rrezikun. Tritoli është futur, po ashtu edhe thika.

Rasti më i rëndë ka qenë futja në të njëjtën pikë nga ku depërtoi brenda pistës së Rinasit makina e grabitësve në qershor 2016.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aeroporti-pa-siguri-prej-2016-ja-testet-qe-e-vertetojne

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended