RTV Ora - Seanca e parë për "Babalen", Salianji ua beson çështjen avokatëve: Nuk kam frikë nga Rama
  • 5 years ago
#rtvora
Në Gjykatën e Tiranës u mbaj sot seanca e parë për dosjen "Babale". Ish-deputeti, Ervin Salianji, si palë e akuzuar në këtë proces ishte i pranishëm në seancë por pas daljes nga gjykata tha se çështjen në vijim do të ndjekë përmes avokatëve të tij.

Salianji përsëriti akuzat ndaj gjithë politikanëve dhe zinxhirit të policisë të përfshirë sipas tij në falsifikimin e çështjes.

Salianji: Sot është seanca e parë gjyqësore për çështjen "Babale". Ashtu si Rama ka disa njerëz që i paguan me taksat e qytetarëve për ti përdorur kundër atyre që e denoncojnë, edhe unë do ta ndjek tanimë çështjen përmes avokatëve dhe do të vi kur të pranohet dëshmia e Ramës, Ballës, Xhafës dhe gjithë personave të tjerë të përfshirë në çështje. Do të bëj kallzim penal po ashtu për drejtuesit e policisë, gjithë zinxhirin e policisë së shtetit që janë përfshirë në falsifikimin e kësaj dosje.

Salianji tha se nuk ka frikë nga gjyqet politike, teksa kujtoi se deri më sot të gjitha denoncimet e bëra nga PD janë provuar si të vërteta.

Salianji: Larg qoftë të kem frikë nga Rama, frika ime më e madhe është të kem ndonjëherë frikë.Për më tepër në gjyqe politike jo e jo. Provat që ka të grumbulluara prokuroria do të shërbejnë një ditë që të çojnë në arrest drejtorin e policisë së Fierit Andon Marko, ish-drejtiorin Albert Nushi, drejtorin e sotëm të policisë së shtetit, padiskutim Fatmir Xhafaj dhe gjithë personat që janë marrë me falsifikimin e kësaj çështje. Kjo nuk është një çështje për të qenë të frikësuar se nuk është as korrupsion dhe as krim, është denoncim dhe do të bëjmë rast pas rasti, sa herë të kemi prova. Deri më sot të gjitha çështjet që kemi denoncuar janë provuar si të vërteta. Kështu që me të vërtetën më vete ne protestojmë edhe sot në 18:30 me qytetarët.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/seanca-e-pare-babalen-salianji-ua-beson-ceshtjen-avokateve-nuk-kam-frike-nga-rama
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended