Ora News – Salianji i pandehur për "Babalen": Faull i rëndë i një shteti drejt rrëzimit

  • 5 years ago
#oranews #ervinsalianji
Ervin Salianji u paraqit paraditen e sotme në Prokurorinë e Tiranës,dy ditë pasi organi i akuzës i drejtoi thirrjen si i pandehur për dosjen "Babale".

Dy prokurorët e çështjes, Genci Qano dhe Kol Hysenaj i komunikuan atij akuzën ?moskallzimit të krimit?. Pas daljes nga Prokuroria, Salianji e krahasoi situatën e tij me kronikat e kohëve të vjetra të TVSH-së.

Salinji: E gjitha është si kronikë e kohëve të vjetra ku TVSH e kohës së kaluar mund të dilte dhe të thoshte që agjitatorët kanë arritur që në bashkëpunim imperialistët kapitalistë dhe revizionistët italistë të fusin në burg një prej elementëve më të vyer të PS dhe rilindjes. Ky ishte dhe diskutimi.

Për Salianjin, prokurorët e çështjes janë të trysnuar nga vettingu dhe lidhje të tjera që kanë me PS, por nuk nguroi ta cilësojë një faull të rëndë të një shteti që është drejt rrëzimit.

Salianji: Vetë prokurorët që janë marrë me çështjen nga halli, kuptohet edhe nga halli që kanë prej vettingut apo dhe nga bashkëpunime të tjera në çështje të mëparshme me PS kanë arritur në këtë konkluzion i cili padiskutim kam bindjen e plotë që do të rrëzohet në gjykatë.

Në mënyrë të turpshme se nuk ka asnjë problem në rastin tim, se unë agjitator jam, por marrja e një gazetari si Jetmir Olldashi dhe vendosja nën akuzë për shkak se ka zbuluar një rrjet të trafikut dhe ka vazhduar më tej investigimin duke shkuar dhe në dy fshatra të Vlorës dhe duke treguar me video jo vetëm me audio trafikun e drogës që zhvillohej në Vlorë, është jo vetëm e papranueshme, është në tejkalim të çdo norme dhe parimi të shtetit të së drejtës. Besoj se është një faull i rëndë i një shteti, i cili tanimë e ka marrë rrugën drejt rrëzimit por që është autoritar.

Nën akuzë edhe Albert Veliu dhe gazetari Olldashi

Gjykata ka urdhëruar organin e akuzës që brenda datës 20 mars të përfundojë hetimet për çështjen ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Veç deputetit të dorëhequr në hetim për këtë cështje janë dhe Albert Veliu i njohur si Babalja, personi që imitoi zërin e Agron Xhafës, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldas.

Salianji është marrë i pandehur, pasi është personi që denoncoi audiopërgjimin.

Përmes një audio-përgjimi të publikuar nga partia demokratike e cila u u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si "Babale" për pazare droge.

Por zëri i audios rezultoi të mos ishte i Agron Xhafës. Pasi u arratis fillimisht në Kosovë ku kërkoi për disa muaj azil politik, Albert Veliu përfundoi në fillim të këtij viti në Belgjikë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/babale-salianji-mberrin-ne-prokurori-tu-njohur-me-akuzen
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News o...

Recommended