Ora News - Zëvendësohen 4 mandatet e LSI-së në Kuvend

  • 5 years ago
#oranews

4 deputetët e rinj të cilën morën mandatin nga KQZ do të betohen të martën në Parlament për tu bashkuar me Myslim Murrizin dhe Lefter Koka nga ana e opozitës. Ata pritet të betohen në seancën e së martës, ku deputetët e dorëhequr do të zhvillojnë protestën e rradhës. Pas dorëzimit në KQZ ka nisur edhe verifikimi i formularit të vetëdeklarimit të Lefter Maliqit për ti hapur rrugë marrjes së mandatit.

Partitë e vogla jo parlamentare po përfitojnë nga mungesa e opozitës për të krijuar opozitën e re.Pas partisë së Gjelbër, në KQZ u regjistrua për zgjedhjet e vendore të 30 qershorit edhe Partia Kristian Demokrate me kryetar Dhimitër Myslia.

Ndërkohë KQZ i dha sot mandatin e Endrit Braimllarit Edmond Rrushit, i cili ndodhet i dhjeti në radhë në listën e LSI.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i gja gjithashtu Aurora Mares mandatin e lënë nga Përparim Spahiu në Qarkun e Dibrës.

Ndërsa në Elbasan mandatin e LSI të Edmond Haxhinastos e mori kandidati që vjen pas tij Enver Roshi.

Në Qarkun e Tiranës, Floida Kërpaçi u zëvendësua nga kandidati i listës së LSI, Ylli Shehu.

Zhvillime pati dhe nga demokratët. Lefter Maliqi dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit. Mësohet se formulari i dekriminalizimit u bë sot në orën 08:00. Me këtë vendim parlamenti deri më tani do të ketë 85 deputetë por mbetet për tu parë nësë në seancën parlamentare do të jenë Myslim Murrizi dhe Lefter Koka.

Nga PD, Zana Prela, Ligoraq Karamelo dhe Lefter Maliqi nuk kanë firmosur dorëheqjen nga mandatit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kqz-zevendeson-sot-4-mandate-te-lsi-se-ne-parlament

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz