RTV Ora - Ish-deputetja e LSI: Edhe opozita në Indi ka dorëzuar mandatet në bllok
  • 5 years ago
#rtvora

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka tha se lënien e mandateve në bllok nuk e ndalon kushtetuta. E ftuar në studion e lajmeve të RTV ORA, ajo solli edhe një precedent në Indi, në vitin 2002.

Opozita indiane në atë kohë i dorëzoi mandatet në bllok për shkak të një raporti, ku ishin konstatuar shkelje.

Silva Caka: Unë do t'ju përmend një precedent, i cili ka ndodhur realisht në Indi në vitin 2002. E gjithë opozita e bashkuar ka dorëzuar mandatet në bllok, vetëm për një raport të një institucion i cili mund të barazohet me KLSH që ne kemi, një raporti i dalë nga KLSH që faktonte disa shkelje që kishin një kosto financiare në buxhetin e shtetit, e detyroi opozitën indiane në vitin 2002 që të dorëzonte mandatet në bllok. Nuk është rasti i parë që ndodh. Është një precedent që ndodh. Një tjetër rast ka ndodhur në Rumani, ku një parti e tërë dorëzoi mandatet në bllok.

Referuar deputetit Ralf Gjoni, i cili pranoi mandatin e deputetit, Caka tha se ai është vetëpërjashtuar nga LSI që në momentin që nuk iu bind vendimit të kryesisë së LSI.

Silva Caka: Të gjithë ata anëtarë apo kandidatë që kanë qenë në listat e LSI dhe që nuk i janë bindur një vendimi të marrë nga kryesia e LSI për të mos pranuar mandatet e lëna nga deputetët janë të vetëpërjashtuar nga anëtarësia e LSI.

Ajo e akuzoi Ralf Gjonin se po bëhet vegël e Ramës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ish-deputetja-e-lsi-edhe-opozita-ne-indi-ka-dorezuar-mandatet-ne-bllok

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended