Deputetja e LSI, Caka: Objektivat e protestës, të pasqyrojë atë që opozita kërkon

  • 6 years ago
Deputetja e LSI Silva Caka, e ftuar në Report Tv tregon arsyen e ngritjes në protestë më 27 janar. Ajo thotë se nuk ishte nevoja për një Prokuror të përkohshëm dhe Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka pranuar vetë se zgjedhja e saj nuk ishte brenda të gjithë kornizave të duhura kushtetuese por edhe ligjore.
"Ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishte një detyrim ligjor pasi është një institucion i rëndësishëm. Krijimi i KLP sjell edhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Do shmangte gjithë këtë mungesë kushtetushmërie qoftë në zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm apo në procedurën e zgjedhjes së anëtarit të 11 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë". tha deputetja.

Recommended