Ministri gjerman Roth: Opozita e papërgjegjshme! S’mund të mbulojë atë që ka arritur Shqipëria
  • 5 years ago
Ministër për Evropën, në Ministrinë e Jashtme Gjermane Michael Roth në një shkrim për median gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ka komentuar situatën politike në Ballkanë, ku është ndalur disa herë tek Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në shkrimin e tij, Roth thotë se BE duhet të mbajë prentimin që i ka bërë Ballkanit për anëtarësim. Ndër të tjera ministri i jashtëm gjerman shkruan se opozita shqiptare ka ndjekur një politikë të papërgjegjshme dhe ka theksuar se duhet të matet në veprimit që merr.

?Në Shqipëri situata duket, në pamje të parë e ndërlikuar. Kjo për arsye se opozita ka arritur të prodhojë pamje dramatike ? në vend që të matet në mënyrë konstruktive me qeverinë në garën politike të ideve në Parlament. Kjo politikë obstruktive dhe e papërgjegjshme nuk mund mbulojë gjithë atë që vendi ka bërë?, shprehet zoti Roth.

Shkrimi i plotë i Roth:

Kryetarët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian e kanë hapur perspektivën e anëtarësimit për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor që në vitin 2003. Këtë premtim e përsëritën në vitin 2018. Komisioni i BE-së do të publikojë këtë të mërkurë raportet vjetore për të gjashta shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe do të rekomandojë çeljen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai çertifikon për të dy këto vende, se i kanë bërë ?detyrat e shtëpisë? dhe se i kanë plotësuar kushtet që iu vendosën prej Këshillit vitin e shkuar. Tani e ka radhën BE të ?bëjë detyrën e vet?. Ne i qëndrojmë fjalës dhe duhet të mbajmë premtimin. Sepse për Ballkanin Perëndimor është shumëçka në lojë. Dhe për Bashkimin Evropian bëhet fjalë për interesa jetësore në aspektin e sigurisë, por edhe për besueshmërinë e tij.
Recommended