Ora News - Negociatat, ministri gjerman: Përgjigjia pozitive në qershor varet nga reformat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qershori i 2019-ës nuk do jetë një destinacion i sigurt për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në Vizitën zyrtare në Tiranë, Ministri i Jashtëm Gjerman Heiko Maas ka deklaruar se vendet skepike të unionit do të binden vetëm nga rezultatet konkrete të reformave, duke vënë theksin te sistemi gjyqësor. Qëndrimin ai e ka bërë të ditur në takimin me ministrin ditmir Bushati.

Heiko Maas: ?Shtetet anëtare të BE kanë bërë të qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit. Kriteret për këtë janë të ditura dhe të qarta. E dimë që rruga e reformave është e dhimbshme, por janë të domosdoshme?

Situata në rajon ka qënë teme e diskutimit mes dy homologëvë në Ministrinë e Jashtme. Qëndrimi i Gjermanisë mbetet i pandryshueshëm për rrezikun që sjell në Ballkan shkëmbimi i territoreve.
Heiko Maas: ?Ekziston frika e një efekti domino në rajon, prandaj Gjermani është skeptike dhe diskrete në lidhje me shkëmbin e terrritoreve?
Pas ministrisë së Jashtme Mas u ndal në selinë e qeverisë shqiptare ku Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e mbështejes prej Gjermanisë në procesin e integrimit

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-ministri-gjerman-pergjigjia-pozitive-ne-qershor-varet-nga-reformat

Recommended