Report TV -Ish-deputetja e LSI-së: Nesër kallëzoj 'Shqiponjat' se më dëmtuan dhe ofenduan
  • 4 years ago
Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka u shpreh se nesër do të bëjë kallëzim kundër forcave 'Shqiponja' për mënyrën e shoqërimit, pasi i akuzon për dhunë dhe fyerje.

"Ka një diferencë të madhe mes sjelljes si më shoqëruan dhe asaj në komisariat. Nesër do të bëj padi kundër forcave Shqiponjave, jam dëmtuar dhe jam ofenduar. Në komisariat kam bërë deklarimet e mia. Nuk e kaloj ditën në teatër por reagoi për korrupsionin masiv" tha ajo.

Ndërsa Erisa Xhixho nga LSI-ja tha se "Herën e fundit që isha në teatër ishte para dy vitesh. Duhet të restaurohej dhe ruhej. Përsa kohë kishte një ndjeshmëri të tillë mund të hidhej edhe në referendum. Teatri të kthehet dhe ndërtohet sikur ka qenë me të njëjtën fizionomi dhe arkitekturë" tha Xhixho.
Recommended