RTV Ora - A do të ulet LSI në tryezë? Ja si përgjigjet ish-deputetja
  • 5 years ago
#tvora #kejdimehmetaj
Për LSI-në nëse do të ketë një tryezë ajo nuk duhet të jetë për të zgjidhur problemet e partive politike. E ftuar në studion e lajmeve të RTV ORA, ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj tha se tryeza duhet të jetë për problemet e qytetarëve.

Pyetje: LSI është e gatshme të ulet në një tryezë diskutimesh me mazhorancën edhe në prani të Presidentit për të zgjidhur situatën në të cilën ndodhemi?

Kejdi Mehmetaj: Nuk bëhet fjalë aktualisht për tu ulur në një tryezë për të zgjidhur problemet ndërmjet partive politike. Tani bëhet fjalë për tu ulur në tryezë, nëse do të ketë mundësinë e një ulje në një tryezë, për të zgjidhur problemet e shqiptarëve. A jemi të zotët ne të gjitha palët për tu ulur dhe për të folur për problemet e shqiptarëve?! Unë dyshoj që kryeministri është i gatshëm ta bëjë këtë gjë , sepse nëse është i gatshëm ta bëjë këtë gjë kjo do të thotë që të heq dorë nga karrigia.

Në lidhje me ftesën e Ramës për dialog për reformën zgjedhore, Mehmetaj tha se reforma zgjedhore nuk i zgjidh problemet e shqiptarëve.

Kejdi Mehmetaj: Reforma zgjedhore nuk është problemi i shqiptarëve. Shqiptarët nuk ushqehen me reformë zgjedhore. Fëmijët e shqiptarëve nuk shkollohen me reformë zgjedhore. Spitalet nuk i blejnë ilaçet nëpërmjet reformës zgjedhore. Asnjë prej problemeve shqiptare nuk do zgjidhej nëse ne do bënim sikur po bënim ndonjë ndryshim të madh ose një reformë të madhe zgjedhore, e cila nuk ka për të ndodhur, por edhe nëse ndodh nuk do të kishte asnjë kuptim nëse nuk do të adresoheshin 2-3 çështje prioritare, sic është përfshirja e personave të inkriminuar në procese zgjedhore, as përdorimi i administratës publike, apo edhe për ti dhënë fund problemit të shit-blerjes së votës. Asnjë reformë zgjedhore nuk do të zgjidhte problemet e shqiptarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/do-te-ulet-lsi-ne-tyreze-ja-si-pergjigjet-ish-deputetja
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended