RTV Ora – Serbia refuzon të ulet në një tryezë me Kosovën, incident diplomatik në Tiranë

  • 5 years ago
#rtvora
Serbia nuk ka pranuar të ulet në një tryezë me Kosovën.Në konferencën ministeriale të zhivlluar dy orë me vonesë në Tiranë me Ministrat e Mjedisit, pati incident diplomatik. Ministri Matoshi tha se përjashtimin e Kosovës nuk duhet ta ëndërrojë askush, ndërsa ministri Klosi njoftoi se pas bisedimeve konferenca do të vazhdonte dhe Kosova do të kishte titullin si e ftuar nderi.

Konferenca Ministeriale për Ballkanin Perëndimor me titull "Aksioni Rajonal mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor" që po mbahet në Tiranë është shtyrë për dy orë për shkak të një incidenti diplomatik mes Kosovës dhe Serbisë.

Delegacioni serb nuk ka pranuar të ulet në një tryezë së bashku me delegacionin kosovar, duke mos dashur lejimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në OKB.

Për Ministrin e Mjedisit të Kosovës, Fatmir Matoshi, përjashtimin e saj nuk duhet ta ëndërrojë askush.

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, njoftoi se pas negociatave, konferenca do të vazhdonte dhe Kosova do të kishte titullin si e ftuar nderi.

Më tej ministri Klosi shpjegoi se për prezencën e Ministrit serb kishin rënë dakord edhe me Ministrin kosovar.

Matoshi: Ajo që ndodhi lidhet me rregullat strikte të përcaktuara të Kombeve të Bashkuara që kërkojnë që Kosova dhe më tutje të jetë e përfaqësuar nën siglën e UNMIK-ut ose të përfaqësohet nga persona të qeverisë së Kosovës por të shoqëruar nga zyrtarë të UNMIK-ut që për Kosovën është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë më asnjëherë. Konferenca tani do të zhvillohet në nivel teknik.Megjithatë ne e shfrytëzuam këtë mundësi për të takuar të gjithë donatorët.Askush nuk duhet të ëndërrojë që do të ketë një mjedis të pastër, të mirë dhe të pranuEshëm në Ballkanin Perëndimor nëse ka ëndrra të tilla që një vend mund të përjashtohet nga projektet dhe tryezat e përbashkëta.

Ndërsa Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, tha se ky ishte një aktivitet i organizuar nga Kombet e Bashkuara dhe Shqipëria si vend pritës kishte ftuar dhe Kosovën.

Klosi: Është një aktivitet i organizuar nga Kombet e Bashkuara, nën rregullat e Kombeve të Bashkuara. Si vend mikpritës i aktivitetit unë ftova Ministrin Matoshi.Rregullat e Kombeve të Bashkuara janë të përcaktuara dhe jashtë kompetencave tona si Ministra.Sot patëm pozitivitet real pasi Kombet e Bashkuara dhe të gjithë donatorët e pranuan Kosovën si pjesë e kësaj tryeze. Ne bëmë ftesën sepse për ne ishte e palogjikshme të organizohej një aktivitet për rajonin dhe Kosova të mos ishte pjesë e këtij diskutimi.Patëm një dakordësi me Kombet e Bashkuara dhe Serbinë lidhur me zhvillimin e aktivitetit, prezencës së Kosovës si i ftuar special. Nuk u pranua nga organizatorët prezenca me të drejta të plota e Kosovës si folës dhe si prezencë në tavolinë e Kombeve të Bashkuara. Mosprezenca e Minsitrit, pasi delegacioni kosovar është aty, më detyroi dhe mua, patëm dy orë negociata me ta.Konferenca po zhvillohet.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/serbia-refuzon-te-ulet-ne-nje-tryeze-me-ko...

Recommended