Report TV - Nesër mblidhet Zgjedhorja! PD refuzon, 'tryezë paralele' në selinë blu!
  • 5 years ago
TIRANË- PD dhe LSI nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, por do të punojnë të veçuara nga mazhoranca dhe opozita parlamentare. Gazetari i Report Tv, Elis Memelli raporton se në të njëjtën orë që do të zhvillohet takimi i radhës te Kryesia e Kuvendit për të ngritur grupet e punës që do të punojnë për sistemin zgjedhor dhe votën e emigrantëve, opozita do të zhvillojë një "tryezë paralele" në selinë blu, pikërisht për Reformën Zgjedhore.

"Opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore. Ne kemi berë të qarte tek Tryeza e organizuar nga OSBE që duam te japim kontributin tonë për Reformën. Për këtë qellim, nesër në orën 9.30, do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore", tha një burim nga PD-ja. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se grupi i punës do të drejtohet në nivel politik nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Nga PD-ja do të jetë pjesë e grupit të punës Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Endri Hasa dhe Arben Ristani. Të gjitha partitë e koalicionit do të kenë përfaqësuesit e tyre në grup pune: LSI ka caktuar 3 përfaqësues, Ilirjan Muho, Muharrem Çakaj dhe Silva Cakaj, PR dhe PDIU nga 2 përfaqësues, PAA, PDK, LXHK, PBDNJ nga një përfaqësues.

Ditën e enjte do të zhvillohet mbledhja e radhës e komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Kjo mbledhje do të mbahet në orën 9:30, te Salla e Grupit në katin e katërt dhe në rendin e ditës do të ketë Konstituimi dhe raportimin e grupeve të punës si dhe prezantimi i paketës së parë që adreson rekomandimet e ODIHRit për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore, financimin e fushatës, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administratës.

PS ka paralajmëruar përmes kryeministrit Rama se me apo pa PD-në rekomandimet e OSBE-së do të miratohen në reformën zgjedhore brenda dhjetorit, ndërsa në një fazë të dytë do të diskutohen kërkesat e partive të tjera.
Recommended