Report TV -Pranga ish-drejtorit të LSI në Shkodër dhe 11 të tjerëve

  • 5 years ago
Ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër, janë përfshirë në një skemë të fajdeve të zbuluar nga hetimet e nisura prej 25 janarit të 2018-ës nga Prokuroria e Shkodrës në sajë të referimeve nga policia e këtij qarku. Në skemë është provuar se janë të përfshirë 22 persona, 12 prej tyre kanë rënë në pranga, katër janë shpallur në kërkim, dhe tre janë pezulluar nga detyra dhe janë me masë detyrim paraqitje, mes të cilëve një polic dhe një notere.

Me vendim gjykate janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar "Maranaj" 12 persona, 7 prej të cilëve ish-kancelarë në Gjykatën e Shkodrës.

Sipas hetimeve të prokurorisë, është vërtetuar përfshirja e këtij grupi personash në veprimtarinë e organizuar të dhënies së huasë, jashtë sistemit bankar, të shumave të konsiderueshme të të ardhurave monetare. Huatë janë dhënë me interesa shumë të larta, që variojnë nga 3-20 % në javë nga ana e personave të implikuar.

Recommended