Report TV - Probleme dhe te LSI në Shkodër, 4 këshilltarë të saj bashkohen me PS

  • 6 years ago
Vijojnë largimet e këshilltarëve nga LSI në drejtim të PS në këshillat bashkiakë. Pas Fierit, Vlorës, Elbasanit dhe disa qyteteve të tjera, sot ka qenë radha e Shkodrës. Katër këshilltarët e zgjedhur nga radhët e LSI në zgjedhje lokale, Sokol Jubica, Elton Radovani, Mirjan Bletaj dhe Roza Dedvukaj sot përmes një deklarate për mediat njoftuan se i bashkohen PS.

Ata shprehen se për fat të keq LSI dhe PD lanë pas krahëve ëndrrën e shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja. ?Koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashme në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë.

Deklarojmë largimin nga politika anti shqiptare e Lulëzim Bashës dhe të koalicionit LSI-PD të bekuar nga qarqet pro-ruse që kërkojnë të marrin peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë? thonë ndër të tjera ata. Në fund ata e mbyllin deklaratën duke u bërë thirrje të gjithë këshilltarëve në bashkitë e vendit që të largohen nga LSI.

Recommended