Basha dhe Kryemadhi i bashkohen protestës, nisin fjalimet politike të ish-deputetëve

  • 5 years ago
Opozita e bashkuar shqiptare ka nisur protestën tek Parlamenti i Shqipërisë, ndërsa brenda sallës mbahet seancë plenare. Forca të shumta policie, rreth 1600 efektivë janë rreth e qart Parlamentit për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.

Të gjitha hyrjet në pedonalen që të çon tek Kuvendi janë bllokuar me kordonë hekuri dhe forva policie, për të siguruar kalimin pa incidente të deputetëve. Kryeministri Rama hyri me eskortë përmes pedonales, ndërsa shumë deputetë e ministra të tjerë, kaluan në këmbë, pa shënuar incidente. Me bashkimin në protestë të liderit të PD-së Lulzim Basha, dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, nisën fjalimet e ish-deputetëve të opozitës, dhe të mbështetësve të opozitës.

Recommended