Report TV - 'Jelekportokallinjtë' i bashkohen protestës tek kryeministria

  • 5 years ago
Degët e Partisë Demokratike nga rrethet dhe njësitë në Tiranë i janë bashkuar protestës para kryeministrisë duke ardhur të organizuar me grupe. Nuk mungon në këtë protestë edhe grupi i banorëve të zonës së "Astirit" të njohur pas protestave kundër projektit të Unazës së Madhe. Ata janë mbështetur nga PD-ja dhe LSI-ja në kauzën e tyre, dhe sa herë që ka protesta, nuk kanë munguar duke i dalë edhe ata në mbrojtje tubimit përmes së cilit kërkohet rrëzimi i qeverisë Rama. Banorët janë të veshur me jelekë portokallinj duke marrë shkas nga protestat që pati Franca me jelekverdhët

Recommended