Report Tv-Shqipëria 60 vite në UNESCO, Kumbaro: Është dorëzuar dosja edhe për Liqenin e Ohrit
  • 6 years ago
Shqipëria 60 vite në UNESCO. U përkujtua sot nëpërmjet një konference festa e anëtarësimit të trashëgimisë sonë, nga Butrinti, Gjirokastra dhe Berati, apo edhe isopolifonia, si pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro së bashku me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, të Arsimit Lindita Nikolla dhe ministri për Europën edhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë konferencës që u mbajt sot ndalën tek puna e bërë ndër vite nga specialistët e trashëgimisë, deri tek diplomatët që kanë lobuar që këto vlera unike të jenë pjesë e UNESCO-s

Ishte e vështirë vendosja e kësaj rruge komunikimi me UNESCO-n në lëmin e para viteve nëntëdhjetë. Ishte komunikim i pjesshëm, i cunguar dhe i pavërtetë. Kjo ishte edhe arsyeja pse hapi i parë domethënës me UNESCO-n erdhi në vitin 1992 me pranimin e Butrintit në sitet e mbrojtura të trashëgimisë botërore.

Mirela Kumbaro, ministre
Recommended