RTV Ora - Korani po shtohet në liqenin e Ohrit
  • 5 years ago
#rtvora

Korani, peshku i rrallë i cili rritet vetëm në ujërat e ëmbla të liqenit të Ohrit është shtuar.

Përgjatë viteve të fundit për shkak të peshkimit të paligjshëm ky lloj peshku rrezikonte të zhdukej. Minimizimi i gjuetarëve të paligjshëm dhe hedhja e lartë e rasatit ka sjellë edhe shtimin e specieve ujore në ujrat e liqenit. Kjo konfirmohet edhe nga kryetari i shoqatës së peshkatarëve Adriatik Dokollari sipas së cilit masat e rrepta të marra kanë shmangur futjen e peshkatarëve të pa licensuar brenda në liqen.

Adriatik Dokollari: Peshkimi i paligjshëm po minimizohet dhe peshkatarët janë ndërgjegjësuar, por dhe kontrollet kanë qenë të shpeshta. Vitet e fundit kemi hedhur dhe vazhdojmë të hedhim mbi 1 milionë rasatë në liqen"

Liqeni i Pogradecit mbetet edhe një e ardhur për qytetaret pogradecare . Mungesa e pajisjeve dhe amortizimi i varkave ka sjellë edhe viktima, ndaj kreu i shoqates bën apel për ndërgjegjësim

Peshkimi në liqenin e Pogradecit aktualisht është artizanal dhe nuk lejohet përdorimi i lëndëve shpërthyese. Aktualisht në liqenin e Pogradecit janë rreth 200 peshkatarë të licensuar

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/korani-po-shtohet-ne-liqenin-e-ohrit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended