Ora News – Të pabindurit e PD-LSI për mandatet parlamentare

  • 5 years ago
#oranews #kqz #mandatetedeputeteve
Shtatë kandidatë të Opozitës nuk i janë bindur vullnetit të partisë dhe kanë pranuar mandatin e deputetit. Lista pritet të shtohet pasi në listat e PD dhe LSI ka ende emra të lëkundur për të vendosur për mandatin. Ndërkohë PD dhe LSI kanë dorëzuar listat me kandidatët e tërhequr.
Katër kandidatë nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe tre nga Partia Demokratike nuk i janë bindur vendimit për të dalë nga parlamenti.

Enver Roshi dhe Edmond Rrushi, në qarkun e Elbasanit, Ylli Shehu në Tiranë e Aurora Mara në qarkun e Dibrqs kanë dorëzuar në KQZ formularin e vetëdeklarimit duke nisur procedurën për marrjen e mandatit të deputetit. Por lista pritet të shtohet.

Nga komunikimi i Ora News me Ralf Gjonin, anëtar i listës së LSI shprehet se ende nuk ka marrë një shkresë nga KQZ, edhe pse nuk e mohon pranimin e mandatit të deputetit.

LSI ka dorëzuar listën me 11 kandidatë në KQZ që kanë hequr dorë nga marrja e mandatit.

Ndërsa nga PD, Zana Prela, Ligoraq Karamelo dhe Lefter Maliqi kanë pranuar mandatin e deputetit.

Po këtë të premte, përfaqësuesi i PD-së në KQZ ka dorëzuar në protokoll listën me emrat e demokratëve të cilët nuk pranojnë të bëhen pjesë e parlamentit.

Ivi Kaso: Të gjithë kandidatët që kanë qenë pjesë e listës së Partisë Demokratike, që kanë qenë të Partisë Demokratike, të gjithë kanë firmosur dorëheqjen e parevokueshme dhe është depozituar. Përveç ndonjë kandidati që ka qenë pjesë e partive aleate.

Nga lista e PD-së ka edhe emra që nuk kanë pranuar të firmosin dokumentin e PD-së.

Erion Piciri dhe Selami Jenishehri në Tiranë, Kujtim Gjuzi në Durrës dhe Sazan Guri në Berat.

Kujtojmë që Myslim Murrizi i PD-së nuk ka pranuar të djegë mandatin e tij, ndërsa nga LSI Lefter Koka.

Ndërkaq Rudina Hajdari pritet të kthehet në Shqipëri që të vendosë për fatin e mandatit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tre-kandidate-te-lsi-dorezojne-formularin-ne-kqz-6-anetare-te-listes-se-pd-se-nuk-firmosin-doreheqjen
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended