Ora News – Nuk ka kërkim shkencor, kërkohen fonde nga BE

  • 5 years ago
#oranews #kerkimshkecor
Shqipëria renditet në vendet e fundit në rajon përsa i përket fondeve të parashikuara për kërkimin shkencor në Universitete. Si zgjidhje, Ministria e Arsimit parashikon thithjen e investimeve nga BE.

Rritja me 5 për qind e buxhetit për arsimin është konsideruar një mision i vështirë edhe pas protestave të studentëve.

Ndërsa për të ulur shpenzimet zgjidhja është gjetur të kërkimi shkencor, fondet për të cilin janë zero thuajse në të gjithë universitetet.

Një nga zgjidhjet shihet dhe fitimi i projekteve të Bashkimit Evropian.

Redi Shtino: Përgjegjësia më e madhe është e institucineve tona që nuk i kanë dhënë vëmendjen e duhur angazhimeve që duhet të kemi në nivel projektesh dhe programesh europoiane. Ju ftoj që të na ndihmoni dhe bashkë me delegacionin europian të mund të programojmë së bashku një ndërhyrje që të japim një kontribut definitiv për identifikimin e financimit të kërkimit shkencor në vend.

Gledis Gjipali: Vërehet që ka shumë mungesa, ka shumë fusha që janë të pambuluara as me burime njerëzore dhe as me infrastrukturë sigurisht.

Në prezantimin e studimit rajonal për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria renditet në vendin e parafundit duke lënë pas vetëm Kosovën për kërkimet shkencore.

Raporti ka evidentuar gjithashtu se vendi ynë zë vendin e fundit për burimet njerëzore në kërkimet shkencore. Gjithashtu në këtë studim i kërkohet Shqipërisë të hartojë një ligj të ri për Shkencën e Zhvillimit Teknologjik.

Në Ballkanin Perëndimor vendin e parë për fondet në kërkimin shkencor e zë Serbia , në vendin e dytë dhe të tretë Maqedonia Mali i Zi.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nuk-ka-kerkim-shkencor-kerkohen-fonde-nga-be
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended