Ora News - Doris Pack nga Shkodra: Nëse nuk ndëshkoni krimin nuk ka BE
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Situata kriminale që po kalon vendi nuk ka kaluar pa vemendje as të faktorit ndërkombëtar.

Ish eurodeputetja, sot presidente e forumit të grave të partive popullore europiane Doris Pack, zgjodhi Shkodrën, si një nga qytetet e goditura së fundmi prej ngjarjeve të rënda, të jepte një mesazh të fortë për qeverinë.

Duke përdorur gjuhën politike të përafruar me opozitën, Pack tha se kjo që po ndodh është e patolerueshme për një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian

Madje ajo shkoi deri aty sa të theksojë se përtej dëshirës së madhe që ka ta shohë Shqipërinë të rreshtuar krah vendeve anëtare, me një situatë të tillë, kjo gjë është e pamundur. Për këtë kërkoi rezultate.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/doris-pack-nga-shkodra-nese-nuk-ndeshkoni-krimin-nuk-ka-be
Recommended