Ora News - Ruçi: Kur nuk i përgjigjesh institucionit që të ka zgjedhur shkarkohesh nga detyra
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi thirri një mbledhje me drejtuesit e qeverisë dhe institucioneve të pavarura. Në fjalën e tij Ruci u ndal në rolin që ka parlamentin në kontrollin e institucioneve.

Sipas Ruçit, mekanizmi i monitorimit po fuqizon kontrollin parlamentar dhe po rrit autoritetin e institucioneve të pavarura, si instrumente të shtetit të së drejtës.

Gramoz Ruçi: Është e pakuptimtë që të të thërrasë institucioni që të ka krijuar me ligj dhe të ka zgjedhur dhe të mos vish, kjo është minus e madhe dhe mjafton kaq që institucioni që të ka zgjedhur të marrë nismën për të liruar nga detyra. Mjafton kaq.

E dyta, kontrolli parlamentar nuk është thjesht kjo tryezë. Jo, kontrolli parlamentar në radhë të parë fillon te komisioni parlamentar, vazhdon te seanca e parlementit. Kjo nuk është fakultative për deputetin dhe për kryetarin e komisionit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ruci-kur-nuk-i-pergjigjesh-institucionit-qe-te-ka-zgjedhur-shkarkohesh-nga-detyra
Recommended