Ora News - Miratohet bursa për 260 ekselentët që kanë zgjedhur Mësuesinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bursën prej 1 mijë dollarësh do ta përfitojnë 260 maturantë ekselentë që kanë zgjedhur mësuesinë. Ata do të përjashtohen dhe nga tarifa e studimeve dhe nëse mbesin me rezultate të larta, do ta marrin këtë shumë përgjatë gjithë viteve të studimit.

Nga 3 mijë e 700 maturantë që zgjodhën degën e mësuesisë vetëm 260 rezultojnë ekselentë me notën mesatare mbi nëntë.

Janë pikërisht këta studentë që do të përfitojnë nga bursa prej 1 mijë dollarësh, shumë të cilën do ta marrin të ndarë në disa muaj, madje ata përjashtohen nga tarifa e studimit.

Besa Shahini: Maturantët më të mirë që notën mesatare nga gjithë shkolla e mesme dhe matura do ta kenë mbi 9 do të marrin bursën dhe do të lirohen nga tarifat.

Por kjo bursë nuk do te jetë vetëm për vitin e parë të studimit. Ata që do të ruajnë rezultatet e larta, do ta përfitojnë atë për të treja vitet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/miratohet-bursa-260-ekselentet-qe-kane-zgjedhur-mesuesine

Recommended