Ora News - Familjet me ndihmë ekonomike, bonus 300 lekë për çdo fëmijë që kanë në shkollë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria ka ndërrmarrë iniciativë për të ndihmuar familjet në vështirësi ekonomike duke shtuar në paktën e ndihmës ekonomike edhe 300 lekë në muaj për çdo fëmijë që është në shkollë. Ministrja Manastirliu tha se nga nisma përfitojnë 47 mijë fëmijë të familjeve në nevojë.

Për të ndihmuar familjet në nevojë që fëmijët mos të braktisin shkollën për shkak të pamundësisë ekonomike, Ministrja e Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë iniciativën për të shtuar në ndihmën ekonomike +300 lekë në muaj për fëmijë.

Në këtë iniciativë përfitojnë mbi 47 mijë fëmijë të familjeve në nevojë, si lehtësim për ndjekjen e arsimit të detyrueshëm.

Manastirliu: Programi i mbrojtjes sociale bashkë me skemën e ndihmës ekonomike që përfshin 47 mijë fëmijë, familjet e të cilëve marrin bonusin, i cili alokohet për mosbraktisjen e shkollës. Është vetëm një nga elementët e mbrojtjes sociale pasi edhe librat falas për të gjithë fëmijët e familjeve të cilët përfitojnë nga ndihma ekonomike i marrin falas prej vitesh për të gjithë vitet e ciklit të detyrueshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/familjet-me-ndihme-ekonomike-bonus-300-leke-cdo-femije-qe-kane-ne-shkolle

Recommended