Rama: Nga 1 Janari 400 mijë lekë për çdo fëmijë të lindur, 800 për fëmijën e dytë, i treti 1.2 mln

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën sociale të projekt buxhetit 2019. Me anë të kësaj platforme kryeministri nxit edhe rritjen e popullsisë pasi me lindjen e çdo fëmije çdo prind do të marrë shpërblim që rritet në varësi të numrit të fëmijëve që sjell në jetë.

"Më e bukura është ajo që do bëjmë për fëmijët e lindur në Republikën e Shqipërisë. Në vitet 2000 pata lancuar çekun e bebes me 50 mije lëkë të vjetra, u prit mirë, por u kthye në një problem në malin e borxheve të trashëguara që ne kishim edhe një borxh prej 50 mln dollarësh për bebet që nuk kishin marrë cekun që ju takonte, borxh që e shlyem edhe atë si 700 mld dollarë borxhe dhe si përfundim asgjë më s'ka ndryshuar në këtë politikë e cila rikthehet në rendin e ditës me një shumëfishim për fëmijët e porsalinduar nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Cdo fëmijë i parë i një çifti merr 8 fishin e kontriburtit pra 400 mijë lekë, çdo fëmija i dytë 16 fish ose 800 mijë lekë dhe fëmija i tretë 28 fish ose 1200 mijë lekë"

Kryeministri Edi Rama
I pari i qeverisë sqaroi se pas fëmijës së tretë, i katërti dhe i pesti janë të gjithë subjekt i bonusit1.2 mln lekë.

?Kjo është një praktikë e mirë e shumë vendeve, nga Suedia deri në Greqi. Mekanizmi ynë do të jetë i thjeshtë. Nga pikëpamja e masës së shpërblimit, jemi larg të qenit të fundit?

Kryeministri Edi Rama
Kryeministri thotë se nga nisma e qeverisë përfiton çdo familje shqiptare pa dallim. Rama nënvizoi se deri në fund të mandatit qeveria do të punojë që librat të jenë falas deri në klasën e 9-të. Duke u shprehur se qëllimi i qeverisë është të ndihmojë njerëzit, kryeministri sqaroi se ka mënjanë edhe një fond për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit.

?Ceku do të jetë si një ndihmë për familjet që sot kanë të gjitha vështirësitë e tyre, familjet do të jenë më të përkrahura se sa kanë qenë. Masa është për të gjitha familjet pa dallim, që lindin fëmijë. E nisëm me librat falas për fëmijë nga klasa e parë deri te e katërta, vitin tjetër do të vijojmë me klasën e pestë dhe brenda mandatit do të shkojmë deri te e nënta. Reformat nuk mund të sjellin për gjeneratën tonë, gjithçka që nuk na e dhanë vitet që ikën, por duhet të sjellin gjithçka për fëmijët tanë. Janë kura të vështira me efekt më afatgjatë se afati i durimit tonë pas vitesh të tëra që të kemi një transformim të merituar. Ne jemi në diskutime si do të ndërtohet mekanizimi që do të jepet për bebet. Do të diskutojmë për të parë formulën më të mirë. Ne jemi në diskutime si do të ndërtohet mekanizimi që do të jepet për bebet. Do të diskutojmë për të parë formulën më të mirë. Realizimin e këtij objektivi e ka nxitur drejtpërdrejt ministrja e Shëndetësisë. Më e rëndësishme është mundësia për ndihmë në drejtim të njerëzve, ashtu si për familjet në nevojë dhe pensionistët. Kemi lënë mënjanë një shumë të konsiderueshme në fund të vitit.

Recommended