"Po punojme per femijen e dyte"

  • 5 years ago
Aktori shumë i dashur për publikun, Ervin Bejleri, ishte sot i ftuar në emisionin "Ditë për Ditë" në Tv Klan, ku foli për jetën e tij, rolet por dhe marrëdhënien me familjen. Përveç dashurisë për aktrimin, pasionin për muzikën, nuk mund të linte pa përmendur dhe gjysmën më të mirë, bashkëshorten e tij Gladiola Harizaj, gjithashtu aktore shumë e dashur për të gjithë.
Ai rrëfeu si është të jetojnë dy aktorë nën një çati dhe sekretin e një martese që prej vitesh rrezaton dashuri, si ditët e para kur të dy ishin aktorë humori në "Portokalli". Ervini tregoi gjithashtu se duke qënë të dy të të njëjtit profesion, bëhet më e thjeshtë marrëdhënia.
Nga martesa e tyre ka lindur dhe vajza Zahara Coco, mirëpo Ervini gjatë bisedës komentoi se "po punojnë" për një fëmijë të dytë.

Recommended