Rama dhe Veliaj inaugurojnë sallën e re të koncerteve: Po punojmë për këtë qytet

  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ishin të pranishëm në inagurimin e sallës së re të koncerteve Tonin Harapi. Gjatë fjalës së tij Veliaj tha se është bërë shumë për këtë qytet dhe do vazhdojë të bëhet akoma më shumë. Veliaj tha se cdo qytetar ka një mision për të bërë Tiranën një vend më të mirë dhe shprehu keqardhje për ata që vijnë një ditë në Tiranë për të prishur ambientin duke iu referuar protestuesve të opozitës.

"Nëse ne arrijmë të ulim Edi Ramën në një rresht ccfarëdo dhe t'i dalë hapsirë për këmbët atëherë është sukses.Doja t?ju ftoja të gjithëve në një uidhëtim imagjinar, që ka një rreze 1 km nga këtu. Më pak se 1 km nga këtu është Shkolla e Baletit, një tjetër karakatinë që kur binte shi, çfarë binte jashtë binte edhe brenda. Sot kemi një Shkollë të Baletit, ndër më cilësoret në rajon.

Për ne ishte e rëndësishme të fillonim me shkollat kombëtare elitare. Tashmë jemi duke transformuar parkun e Lodrave te rruga e Elbasanit. Po kështu edhe parkingu nën tokë. Me këtë udhëtim imagjinar, rrotullohuni pak, dhe këtu kemi shkollën ?Kosova?, që më ka mua si produkt. Rrotullohemi dhe pak në një rreze më pak se 1 km, Piramida e Tiranës. Një nga gjuhët që po kërkojnë të gjithë sot është kompjuteri, aftësia për të koduar për të programuar, ndaj projekti ynë tjetër do jetë Piramida.

Recommended