Investime në infrastrukturë/ Përfundon ndërhyrja në njësinë 7. Veliaj: Po punojmë dhe për Unazën
  • 3 years ago
Trotuaret e reja, kanalizimet, ndriçimi dhe sinjalistika i kanë ndryshuar faqen bllokut të pallateve, që njihen si ?ish-Nyja e Betonit? në Njësinë 7.


Investimi i Bashkisë së Tiranës është një premtim i mbajtur për banorët e zonës, të cilëve u është rritur edhe vlera e pronës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se situata ka ndryshuar si nata me ditën dhe katet e para të pallateve, që dikur ishin shkretë, sot janë shitur.

?Kur disa po shqetësohen për listat e deputetëve, ne shqetësohemi për listën e punëve. Lista e punëve është më e rëndësishme se lista dhe renditja e deputetëve. Kush ka sy e sheh se kush është për punë e kush për llogje. Kush është këtu, si në ditë me diell, si në ditë me shi, e kush është në plazh, si në diell e si në shi, dhe hallin më të madh e ka ku do jem në listë dhe jo ku është lista e punëve që do të bëjmë për qytetin. Në fund, qytetarët vlerësojnë listën e punëve, siç do mbahet mend që ata që merren sot me listat e deputetëve, nuk bënë asnjë punë kur drejtonin Tiranën?

Kryebashkiaku sqaroi edhe çështjen e punimeve në Unazë, duke siguruar familjet që preken nga projekti, se do të marrin ose kompensim ose një strehë.

Kush ka letra, do të marrë kompensimin sipas të gjitha rregullave të shtetit dhe vlerës së tregut. Kush ka nevojë për strehim, do të ndërtojmë në buzë të projektit të ri, por jo në buzë të Lanës, por të rrugës së projektit të ri, pallate dhe banesa për të akomoduar të gjithë ata banorë që do ikin nga një favela në buzë të Lanës, që në ditët me shi si kjo e sotmja përmbytet. Projekti jo vetëm që nuk është hall, por është zgjidhje. Unaza do të zgjatet, siç po zgjatet në Shkozë. Asnjë familje nuk do të ngelet jashtë: ose do kompensohet, nëse zgjedhim kompensimin, ose do marrin apartamente?.


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Investimet#ErionVeliaj#TopChannel
Recommended