Ora News – Vlahutin në Korçë: Po punojmë për projekte të reja për turizmin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Romana Vlahutin zhvilloi një vizitë pune në Korçë për t;u njohur me ecurinë e projekteve që zyra e BE mbështet në këtë qark dhe për të biseduar për projekte të reja, sidomos në fushën e turizmit.
Pas një vizite në teatrin e ri të qytetit ?Andon Zako Çajupi?, së bashku me kreun e bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, Vlahutin theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me projekte që do të shtojnë rritjen ekonomike.
Vlahutin: Delegacioni i BE ka disa projekte të tjera për infrastrukturën, por të gjitha këto nuk kanë të bëjnë vetëm me mbështetje financiare, por edhe me ndërtimin e bashkëpunimit që të ndihmojnë Bashkinë e Korçës për t?i pasur gati të gjithë elementët që nga arsimit deri tek infrastruktura për të siguruar një rritje të shëndetshme ekonomike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlahutin-ne-korce-po-punojme-per-projekte-te-reja-per-turizmin/

Recommended