Ora News - Kryemadhi: Opozita bashkë në zgjedhjet lokale, po punojmë për kandidatin e Tiranës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike do të dalin bashkë në zgjedhjet lokale të 2019. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e zyrtarizoi sot këtë fakt, madje duke zbuluar se po punojnë për të gjetur kandidatin fitues për bashkinë e Tiranës.

Por, shtoi Kryemadhi, "ajo që është më e rëndësishme është platforma jonë e përbashkët për t`iu dhënë zgjidhje uljes së taksave, të cilët janë çdo ditë e më shumë, ku po i marrin frymën shqiptarëve. Gjithashtu, uljen e varfërisë dhe ofrimin e një standardi dhe cilësie më të lartë të shërbimeve ndaj qytetarëve të Tiranës, të cilët meritojnë më shumë".

Në takimin me strukturat e LSI së qytetit të Tiranës para nisjes së sesionit të ri parlamentar me 3 shtator, Kryemadhi tha se do të jenë edhe strukturat më mbështetëse përsa i përket aksionit politik.

Kryemadhi: Sot jemi mbledhur për të diskutuar dhe hartuar axhendën e punës së gjithë strukturave të LSI, ku Tirana do të ketë pjesën më të madhe të punës në përkrahje të grupit parlamentar. Strukturat e qytetit të Tiranës janë tashmë janë jo vetëm të konsoliduara, por edhe të rifreskuara dhe janë gati drejt aksionit politik me të rëndësishëm, i cili do të fillojë në muajin shtator në programin e punës së LSI-së. Ky moment është moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për strukturat tona por për të gjithë shqiptarët. Aksioni politik i grupit parlamentar me hapjen e sesionit të ri në shtator strukturat e LSI do të ketë një rëndësi të veçantë, por mbi të gjitha strukturat e Tiranës do jenë ato që do jenë mbështetëse kryesore të hapave të njëpasnjëshme që do vijnë më tej.

Po kështu, LGI do të hartojë planin e punës për çdo qendër votimi, ku së bashku me strukturat e LSI do të evidentojnë çdo socialist të zhgënjyer nga Rilindja dhe do bashkojnë forcat progresive me të gjitha strukturat dhe forumet e tjera politike dhe jo politike dhe gjithë faktorët e tjerë politik dhe jo politik në qendrat e votimit për të organizuar, për të ngritur jo vetëm strukturat por edhe për të ngritur barrikadat e protestës dhe të revoltës ndaj uzurpimit që Rilindja i ka bërë Tiranës. Ky koordinim do të zgjerojë bazën dhe do të zgjojë të gjithë ata qytetarë që sot paguajnë faturat më të shtrenjta të ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike, taksat e larta, shërbimet skandaloze, rritjen e çmimeve, rritjen e varfërisë, rritjen e pasigurisë dhe kriminalitetit në qytet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-opozita-bashke-ne-zgjedhjet-lokale-po-punojme-kandidatin-e-tiranes
Recommended