Pa Gjurmë- Trendi i maskave/ Të ardhurat ndihmë për familjet në nevojë
  • 4 years ago
Suela Kocibelli e ftuar në emisioni ?Pa Gjurmë? ka folur për nismën më të re që ka marr shoqata e saj: ?Ideja për të realizuar maskat më lindi nga situate e pandemisë. Janë të bukura janë të bëra me shumë dashuri dhe me shumë përkushtim, janë realizuar nga gra shqiptare, nga ato gra që dinë të punojnë, që dinë të përcjellin dashuri dhe që dinë të realizojnë gjëra të bukura. Organizata Vizion ka afro 4 vite që në programin Hopla, e cila në vetvete është Hope & Love (shpresë dhe dashuri) mundohet që bashkë me gratë të gjejë mënyra më të mira për një të ardhme më të mirë. Kemi mbledhur disa grupe grash në zona të ndryshme të Shqipërisë që përmes zanateve të vogla të kenë mundësi që të gjenerojnë të ardhurat e tyre dhe një grup e kemi në Tiranë, janë zonja që punojnë në rrobaqepësi. Disa maska prodhohen në Tiranë, disa janë prodhuar në Mirditë, në Dibër. Ndodhi që të gjithë u bllokuam, të gjithë pa punë, të gjithë në shtëpi, në njëfarë mënyre e frikshme, e trishtë pa shpresë. Sigurisht edhe zonjat pa punë, dhe ne nga ana tjetër ishim të pambrojtur karshi situatës që po ndodhte dhe duhet të ishim edhe në terren për të shpërndarë disa ndihma për familjet në nevojë, maska nuk kishte dhe menduam që të prodhonim disa maska vetë. Kjo është një mundësi për t?i dhënë punësim zonjave me të cilat ne kemi vite që bashkëpunojmë. Bëmë një postim në facebook dhe u pëlqye. Shumica e maskave kanë kokën e zonjës pasi për ne është burimi i jetës, kemi maska me motive dbrane pasi kemi edhe një punishte tezgjahu në Dibër me emrin Traditë Dibrane, kanë bërë punimet e grepit dhe më pas ia kanë bashkangjitur maskës për të bërë një alternim. Edhe gratë e Mirditës po bëjnë maska me motive të zonës së tyre, ku një pjesë po shiten ndërkohë një pjesë edhe po dhurohen. Maskat janë të bëra nga 8 shtresa dhe janë të plota. Ne kur e nisëm , e nisëm për t'u mbrojtur dhe më pas pyetëm miqtë tanë që janë mjekë pasi bashkëpunojmë me ta dhe ato na këshilluan për të patur 8 shtresa, 7 shtresat e para janë napë ndërsa shtresa e tetë, e sipërmja është pambuk më i ngjeshur, shtresa e dizenjos. Gjithsej janë 8 zonja që po punojnë nga Tirana, Mirdita dhe Dibra. Një pjesë janë dhuruar ndërsa një pjesë është shitur, paratë e së cilës mblidhen në organizatë për të ndryshuar jetën e nismës që kemi ndërmarrë. Këto maska mund të porositen online në facebook dhe në Instagram tek faqja e Vizion OJF?- u shpreh ajo.
Recommended