Shqiptarët që hapën dyert, familjet Hoxha dhe Biçaku për Ora News: Si i strehuam familjet hebreje

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Zemergjerësia dhe mikpritja i ka shoqëruar shqiptarët ndër vite, sidomos me ata që janë të kërcënuar me vdekje. Dhe kështu ka ndodhur edhe me të gjithë hebrenjtë që janë strehuar në familjet shqiptare.

Rexhep Hoxha është djali i një prej familjeve që ka strehuar hebrenjtë në kryeqytet. Për Ora News ai rrëfen sesi babai i ka treguar historinë e strehimit të një familje hebreje që përbëhej prej tre anëtarësh.

Rexhep Hoxha: Babai im kishte një dyqan të vogël patiçerie dhe vjen një polic, xhandar, si quheshin në atë kohë dhe i thotë babait tim që është një familje që duket se janë hallexhinj dhe kërkojnë një strehim por gjuhën nuk ua marr vesh. Nisim Allaxhejm quhet burri, Sara gruaja dhe Aron djali. Aroni ishte diku 10 vjeç. Më thotë mua që nëse unë do të radhis njerëzit më të mirë që pati bota, unë do ta nis nga babai dhe nëna jote.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dita-e-kujteses-familje-shqiptare-rrefejne-ora-news-si-i-strehuan-hebrenjte

Recommended