Ora News - Rama: Amnisti edhe për bizneset që kanë krijuar pasuri të ndershme

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Jo vetëm emigrantët dhe qytetarët e thjesht, por edhe biznese që kanë krijuar pasuri të ndershme, por nuk e kanë deklaruar do të amnistohen.

Kryeministri Edi Rama duke folur në seancën plenare theksoi se amnistia e përgjithshme fiskale shumë shpejt do të vijë në Kuvend, ndërsa bëri të ditur se nga ajo do të përfitojnë të gjithë ata që kanë krijuar një pasuri që nuk buron nga krimi.

Rama: Amnistia do të vijë në parlament shumë shpejt. Ndarja me thikë mes parasë së fituar nga puna, qoftë kjo para e fituar dhe e deklaruar qoftë kjo para e fituar e padeklaruar, sic është paraja e emigrantëve, apo sic është paraja e shumë sipërmarrësve në Shqipëri që nuk kanë deklaruar të gjitha të ardhurat e tyre, por sidoqoftë janë të ardhura të fituara nga puna.

Kryeministri bëri të ditur se pasuritë e krijuar me punë të ndershme do të legalizohen kundrejt pagesës së një takse të caktuar.

Rama: Për këto të ardhura duhet dhënë mundësia që të formalizohen duke i amnistuar me një komision, me një taksë.

Kreu i qeverisë nënvizoi se çdo pasuri që nuk deklarohet gjatë periudhës që do të zgjasë amnistia do të konsiderohet më pas kriminale.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-amnisti-edhe-bizneset-qe-kane-krijuar-pasuri-te-ndershme

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended