Mjeku në Ora News: E them me keqardhje, nuk ka ndërgjegjësim nga bluzat e bardha
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Pas heqjes së masave izoluese në Shqipëri kemi patur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19.

Por më shqetësuese është fakti se edhe tek qytetarët është parë një neglizhencë përsa i përket masave parandaluese ndaj këtij virusi, duke mos respektuar dhe higjienën personale.

Përveç ndërgjegjësimit të qytetarëve, mjeku Kita Sallabanda shprehet se shqetësuese është dhe neglizhenca nga ana e mjekëve.

I ftuar në Ora News, ai thotë se higjiena personale duhet të fillojë nga vetë mjekët duke qenë se ata janë në frontin e parë të ?luftës? me pandeminë.

Sallabanda: E them me keqardhje për kolegët e mi që nuk janë ata të ndërgjegjësuar pasi ata mund të jenë të infektuar dhe mund t?ua kalojnë të tjerëve. Në Spanjë kemi patur 56 mjekë që kanë humbur jetën. Drejtorë spitalesh, shefa shërbimi dhe çdo mjek i çfarëdo specialiteti. Duhet të jenë ata të ndërgjegjshëm që dhe ata mund të infektohen, familjet e tyre. Të sëmurët që ata shohin. Seroprevalenca në një spital është 21 përqind ndërsa në popullsinë normale është 5.3 përqind. Këta mund të infektojnë njerëzit dhe duhet të marrin vesh që ata duhet të jenë të kujdesshëm.

Mjeku bëri apel për ndërgjegjësimin e popullatës duke evidentuar edhe rolin e vakët të shtetit në këtë rast.

Sallabanda shprehet se institucionet duhet të detyrojnë qytetarët për respektimin e disa masave në momente të caktuara.

Sallabanda: Unë mendoj që ka dy probleme kryesore. E para është që njerëzit mendojnë se ka ikur virusi dhe kjo nuk është e vërtetë. Kemi një problem të një mbrojtje individuale ku të gjithë njerëzit duhet të interesohen për mbrojtjen e higjienës së tyre. Kemi problem të mbrojtjes kolektive ku roli i shtetit është shumë i rëndësishëm. Duhen të detyrohen njerëzit që të zbatojnë disa rregulla. Të gjitha organizmat shtetërore në Shqipëri duhet të ndërgjegjësojnë njerëzit që duhet të marrin masa për higjienën personale. Në Spanjë ka një fushatë shumë të madhe në televizion nga njerëz publik për ndërgjegjësimin e popullit për të respektuar higjienën personale. Forma e vetme për të mbijetuar është pikërisht higjiena. Mendoni që mund të kemi një valë të re, pavarësisht se nuk jam dakord. Keni pasur një fat që Shqipëria e ka kaluar lehtë gjendjen e koronavirusit në krahasim me vendet si Spanja. Mosha mesatare në Spanjë të të infektuarve ka rënë në 50 duke hedhur poshtë tezën se nuk preken moshat e reja. Gjithë sistemi shoqëror duhet të luftojë për higjienën personale.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti në online Endi Mullaj



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mjeku-ne-ora-news-e-them-me-keqardhje-nuk-ka-ndergjegjesim-nga-bluzat-e-bardha

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow...
Recommended