Elbasan, 3 rastet e reja me Covid-19 nga bluzat e bardha, infektohen 2 infermieret dhe mjeku
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Spitalet dhe zyrat e shtetit janë kthyer në vatra të koronavirusit. Në Elbasan rezultojnë të prekur 11 mjekë e infermierë që nga e hëna, ndërsa dy të tjerë në Berat. Në Malësi të Madhe ndërkohë, koronavirusi detyroi mbylljen e bashkisë.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi mes personelit mjekësor.

11 mjekë e infermierë rezultojnë të infektuar në më pak se një javë në Elbasan. Pavioni i Gjinekologjisë është vatra kryesore.

Aty kanë rezultuar pozitivë 2 mjekë, 8 infermiere e për pasojë shërbimet janë ndaluar me përjashtim të urgjencave. Mjeku tjetër punon në një qendër Shëndetësore.

2 laborantë ndërkohë sipas burimeve janë konfirmuar në Berat.

Zyrat e Bashkisë janë kthyer në vatrën e re e koronavirusit në Malësi të Madhe ku tre punonjës kanë rezultuar positivë e për pasojë shërbimet për qytetarët janë pezulluar deri të hënën.

?Kuptohet që të gjithë do dyshohen dhe do vetëkarantinohen. Nëse kjo merr një masë më të zgjeruar shërbimi do jepet online?.

Në total Bashkia Malësi e madhe numëron 14 raste me koronavirus, ndërsa vijon hetimi epidemiologjik për tre të infektuarit në zyrat e pushtetit vendor.

Në Gjirokastër koronavirusi ka prekur universitetin.

Fakulteti ekonomisë është mbyllur pasi një pedagoge rezultoi e prekur nga covid 19.

?Ne shpresojmë që ky të jetë një rast i vetmuar megjithatë jemi vigjilent për të ndjekur hap pas hapi ecurinë në Universitetin Eqerem Çabej?.

Durrësi e Vlora shënuan këtë të premte numrin më të lartë të rasteve pas Tiranës, me përkatësisht 15 dhe 11 të prekur të rinj.

Nga 8 raste u shënuan në Kukës e Krujë, dhe 4 në Kurbin.

Pjesa më e madhe ishin persona kontakti të të prekurve me herët nga koronavirusi.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/elbasan-3-rastet-e-reja-me-covid-19-nga-bluzat-e-bardha-infektohen-2-infermieret-dhe-mjeku/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended