Ora News - Rama për Vuçiç: Nuk negocion dot në perëndim për shqiptarët, mos prisni keqardhje nga ai

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një muaj pasi mori detyrën si kryeministër në Kosovë, Avdullah Hoti, zhvilloi vizitën e parë zyrtare në kryeqytetin shqiptar. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Hoti konfirmoi se nuk do të presë procesin gjyqësor ndaj presidentit Hashim Thaçi, por fatin e dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e SHBA-ve do të marrë vetë nën përgjegjësi.

Hoti: Kosova ka institucione legjitime, kushtetuese të gatshme, që të marrin përgjegjësitë që i takojnë, jam në koordinim me ambasadorin Grenell për të caktuar një datë për të filluar procesin e dialogut me një axhendë fillimisht ekonomike dhe më pas politike të dialogut duke u nisur nga parimet tona, ne hyjmë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Dialogu nuk ka alternativë.

Prandaj sa herë që ftohem në SHBA dhe Bruksel do të shkojë të përfaqësoj shtetin e Kosovës. Për të protestuar është e drejtë se secilit, por ne kulturë politike dhe institucionale për të respektuar obligimet ndërkombëtare dhe këtë radhë do të sillemi njëlloj, se kur organet e rendit e ngrenë një çështje nuk pengojmë por përballemi me ato.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rama-vucic-nuk-negocion-dot-ne-perendim-shqiptaret-mos-prisni-keqardhje-nga-ai

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended