Report TV - Negocion me Perëndimin për shqiptarët? Rama: Provokim! Vuçiç, ta harrojë!

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama e cilësoi provokim deklaratën e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç se nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe se do të negociojë me perëndimin dhe asnjëherë me shqiptarët. "Presidenti i Serbisë mbron interesat e Serbisë dhe mund të thotë nuk negocioj me shqiptarët, negocioj me perëndimin, por nuk ka shans që të negocioj me perëndimin për shqiptarët.

Por aman, ajo që unë lexoj në këto reshta që i dëgjova nga ju, se dua ta them hapur, se nuk ka kohë, është fatkeqësia që ne shpesh herë na ka ndjekur, që kur është dashur të jemi një kur negociojmë, kemi humbur raste historike dhe i kemi bërë gropën vetes se nuk negociojmë me njëri tjetrin. Nëse ne jemi një, presidenti i Serbisë mund të shkojë perëndim, lindje edhe në Hënë po të dojë por në fund do të ulet me ne, kur them me ne, them autoritetet e shtetit sovran të Kosovës, që e njeh apo nuk e njeh ai është sovran dhe i paprekshëm në sovranitetin e vet dhe me ne në Tiranë që do të mbështesim deri në fund, Prishtinën.