Rama: Vucic te shkoje edhe ne Hene prape me shqiptaret do te ulen |Lajme-News
  • 4 years ago
Lënia mënjanë e ndasive për politikën e ditës dhe bashkimi kombëtar nga të dy anët e kufirit për një çështje kaq të qenësishme siç është dialogu Prishtinë-Beograd, por dhe aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit, për Edi Rama është e vetmja rrugë që t'i nxjerrë shqiptarët të fituar.
Në konferencën për shtyp me homologun Avdullah Hoti, i cili erdhi në Tiranë në një vizitë zyrtare, Rama foli në vetë të parë, kur u pyet për deklaratat e Aleksandër Vuçiçit, që thotë se do të negociojë me perëndimin dhe jo me Kosovën.
Vetë Hoti thotë se është i gatshëm të shkojë në Washington për të negociuar, edhe pse i njeh si meritat si SHBA dhe BE për mbështetjen e dialogut.
Por pavarësisht se Edi Rama u drejtohet të gjitha palëve në Tiranë dhe në Kosovë për të qenë një, ai thotë se nuk guxon të japë mend sa i takon zhvillimeve të brendshme në Prishtinë. Këmbëngul për nevojën që dhe Kosova të bëhet pjesë e nismës së Shengenit Ballkanit dhe i quan konspiracion teoritë për ndarjen e Kosovës.
Rama e Hoti kanë diskutuar dhe për ecurinë e marrëveshjeve të nënshkruara për bashkëpunim dhe kanë rënë dakord që nëse situata e pandemisë do i lejojë, 2 qeveritë do të mblidhen në Shkodër në Shtator, si dhe do të zhvillohet një kongres i përbashkët i autoriteteve lokale.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended