Ora News – Balla: Keqardhje që sot nuk votuam Cakaj për një kapriço presidenciale
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, shrehu keqardhjen që në seancën e sotme mazhoranca nuk pati mundësi të votonte Gent Cakaj si Ministër të Jashtëm.

Jashtë sallës së Kuvendit, Balla tha se gjithçka erdhi për shkak të një kapriçoje presidenciale.

Balla: Ne na vjen keq që Presidenti i Republikës sot nuk na bëri të mundur të votojmë edhe dekretin për Ministër të Jashtëm. Dekret që duhet të kishte qenë që javën e kaluar po ti referohemi propozimit tonë për zotin Gent Cakaj, i cili meriton besimin tonë. Sapo Gjykata Kushtetuese të zgjidhë këtë ngërç të krijuar nga Presidenti i Republikës do të kemi mundësinë që zotin Cakaj ta kemi në kabinetin e qeverisë sonë. Deri atëherë Kryeministri ka treguar gadishmërinë për të kontribuar në zgjidhjen e këtij ngërçi të krijuar artificialisht nga Presidenti i Repoublikës dhe ka propozuar që ai të jetë Ministër i Jashtëm deri kur Gjykata ti japë fund kësaj kapriçoje presidenciale.

I pyetur nga gazetarët nëse PS nuk ka figura të tjera për këtë post saqë detyroi Ramën të marrë dhe këtë përgjegjësi, Balla pati këtë përgjigje:
Balla: PS i ka dhënë besimin Kryeministrit të bëjë detyrën e Kryeministrit dhe sigurisht në kushtet e një krize të krijuar nga Presidenti me shkelje kushtetuese është një zgjedhje. Kjo nuk është një zgjedhje që ndodh vetëm në Shqipëri. Edhe Metës i është besuar dhe detyra e zëvendëskryeministrit, edhe detyra njëherë e Ministrit të Jashtëm dhe njëherë të Ministrit të Ekonomisë.Praktika ekziston. Çdo vonesë nuk i bën mirë po të kemi parasysh axhendën intensive që ka ky 6 mujor deri në 30 qershor kur janë zgjedhjet lokale. Por ky vit, ajo që është më e rëndësishme për ne është se fundi i qershorit përkon dhe hapjen e negociatave me BE.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balla-keqardhje-qe-sot-nuk-votuam-cakaj-nje-kaprico-presidenciale
Recommended