Ora News - Telefonata nga banorët arreston 51-vjeçarin që po vidhte banesën në Fier
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkëpunimi me komunitetin ka vënë pranga një 51 vjeçar në Fier, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë në fshatin Levan.

Policia thotë se pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative se në banesën e shtetasit F.K, 53 vjeç, ka hyrë një shtetas i panjohur, i cili dyshohet se po vidhte banesën, menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit, si dhe sekuestroi sendet e vjedhura.

I arrestuari është Pandeli Culi, banues në Levan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale "Vjedhja".

Policia e Fierit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të policisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/telefonata-nga-banoret-arreston-51-vjecarin-qe-po-vidhte-banesen-ne-fier
Recommended