Ora News - Shkëndija elektrike shkrumbon banesën në Fier

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Kryengritja e Fierit" dhe sipas personit që banonte me qira në këtë shtëpi shkak është bërë një shkëndije elektrike.

Zjarrëfikësja ka shkuar menjëherë në vendgjarje dhe ka bërë të mundur fikjen e flakëve.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ku janë djegur pajisje elektroshtëpiake dhe orendi të tjera.

Enver Emini i cili banonte në këtë shtëpi ka thënë se tashmë ka mbetur në qiell të hapur.

Po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/digjet-banesa-ne-fier

Recommended