Kërcënoi me sëpatë dhe grabiti çiftin e moshuar, gjykata vendos burg për 47 vjeçarin në Fier

  • 3 years ago
FIER- Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e arrestit burg pa afat për Pajtim Dhanën, i cili tre ditë më parë ka hyrë në banesën e një çifti të moshuar nga fshati Pishë të quajtur Vangjel dhe Athina Prifti.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 23:00 të datës 6 shtator, ku 47 vjeçari Pajtim Dhana ishte komshi me çiftin e të moshuarve dhe është futur me forcë duke thyer xhami kryesor të derës.

Nën kërcënimin e sëpatës, i ka marrë me dhunë 70 vjeçarit Vangjel Prifti, 30 mijë lekë të reja dhe më pas është larguar.

Pas denoncimit të të moshuarve, policia është vënë në ndjekje të autorit dhe më pas është arrestuar.

Gjykata vendosi burg pa afat për autorin.

Recommended