RTV Ora - Dhunoi dhe kërcënoi me armë babain e moshuar, pranga mirditorit

  • 5 years ago
#rtvora
Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës për dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij.

Në pranga ka rënë shtetasi A. N.( T.), banues në fshatin Fang.

Sipas policisë, 43 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78-vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 1 armë zjarri "pistoletë" me krehër me 5 fishekë

- 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë

- 15 fishekë luftarakë model 56

Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: "Dhuna në familje", "Kanosja", "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dhunoi-dhe-kercenoi-me-arme-babain-e-moshuar-pranga-mirditorit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended