RTV Ora - "Një person po lëviz me armë te Uji i Ftohtë", pranga vlonjatit pas denoncimit

  • 5 years ago
#rtvora
Një 29 vjeçar, i cili lëvizte me armë zjarri në qytet, është arrestuar nga policia e Vlorës. Kjo e fundit thotë se u njoftua nga qytetarët për të riun, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e Ujit të Ftohtë.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar pranë një lokali në Ujin e Ftohtë Vlorë personin e dyshuar, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekie ku kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E.H., banues në Vlorë.

"Shtetasi E.H., gjatë tentativës për ti shpëtuar Policisë, ka hedhur në tokë armën e zjarrin tip pistoletë CZ-P09, me 16 fishekë" thotë policia, duke shtuar se 29-vjeçari ka qenë i arrestuar nga Policia për armëmbajtje pa leje edhe në vitin 2012.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Mosbindja ndar urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nje-person-po-leviz-me-arme-te-uji-i-ftohte-pranga-vlonjatit-pas-denoncimit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended