Top News - Një banesë plot me armë/ Zbulohet nga policia, 2 në pranga

  • 4 years ago
Hetimet për të zbardhur një ngjarje kriminale në rrugën dytësore Tiranë-Vorë ka bërë të mundur asgjësimin e një arsenali të tërë armësh. Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ?Yrsheku?, gjatë të cilit u zbulua një banesë që përdorej si bazë nga një grup i strukturuar kriminal.
Në të u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri, municione luftarake, lëndë eksplozive dhe granata, ndërsa pronari është vënë në pranga. Por ai dyshohet edhe si autor i ngjarjes që ndodhi te kompleksi, ndaj të cilit u qëllua me armë.

Policia thotë se i arrestuari është edhe pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Menjëherë pas ngjarjes së pak ditëve më parë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve intensive u siguruan informacione në rrugë operative se armët e përdorura dhe motomjeti me të cilin ishin larguar autorët ndodheshin në banesën e shtetasit me inicialet G. H. Po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohet se bashkautor në këtë ngjarje është edhe shtetasi E. M.

Gjithashtu, po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohej se kjo banesë përdorej si bazë për të fshehur armët dhe municionet luftarake të grupit kriminal.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 armë zjarri nga të cilat 1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Arrested#TopChannel

Recommended