Maska, doreza e kaçavida/ Grabitja në një banesë zbulon grupin e skifterëve në Vlorë, një në pranga

  • 6 years ago
Policia e Vlorës ka arrestuar sot një 18-vjeçar nga Vlora dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, po ashtu ka shpallur në kërkim një të tretë. Të tre këta persona u kapën mat një ditë më parë teksa tentonin të kryenin një grabitje në një banesë. Policia e Vlorës bën me dije se bëhet fjalë për një grup hajdutësh autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në qytetin e Vlorës

Nga kontrolli në banesat e tyre policia gjeti vegla pune për kryerjen e vjedhjeve si trança për prerjen e hekurave, kaçavida, pinca, çelësa si dhe veshje të përshtatshme për maskim.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 03.10.2018, në lagjen "Bashkimi" dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit Xh.Q.

Nga hetimet intensive të kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet të jenë autorë të disa vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin e Vlorës, për të cilat policia ka bërë zbardhjen dhe dokumentimin e tyre si më poshtë:

1?Më datë 03.10.2018, në vendin e quajtur "Omonia" dyshohet se kanë vjedhur motorin tip "Sprinter" në pronësi të shtetasit D.N.

2?Më datë 03.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një banese në lagjen "Bashkimi" në pronësi të shtetasit Gj.Q.

3?Më datë 03.10.2018, dyshohet se kanë vjedhur një motor tip "Honda" në lagjen "1 Maji" në pronësi të shtetasit A.A.

4 ?Më datë 03.10.2018, në lagjen "24 Maji" dyshohet se janë autorë të vjedhjes së 2 motorave "Suzuki" dhe "Sprinter".

Recommended