Policia kontroll të infektuarve në Fier, një vajzë e prekur nga Covid nuk gjendet në banesë
  • 4 years ago
Një 22-vjeçare nga Lushnja është vënë në hetim nga policia pasi edhe pse e prekur nga koronavirusi ka thyer rregullat e karantinës duke dalë nga shtëpia. Policia e ka vënë në hetim M. H, pasi ka neglizhuar rregullat e përcktuara në aktin normativ për koronavirusin, duke shkuar në fshatin Kashtëbardhë, te shtëpia e prindërve.

Policia mori kontakt me këtë shtetase në banesën e prindërve të saj, në fshatin Kashtëbardhë, ku është bërë edhe evidentimi i personave të tjerë që ndodheshin në këtë banesë, të cilëve u është komunikuar që të mos dalin nga banesa.Tani 22-vjeçarja do të përballet në gjykatë me akuzën "Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë?.
Recommended